Sot përkujtohet 80-vjetori i çlirimit të kampit të përqendrimit dhe shfarosjes nazist gjerman Auschwitz.
27 Janari është dita mbarëbotërore e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. Gjermania e përkujton këtë ditë që prej vitit 1996.
Më 27 janar 1945 forcat e armatosura sovjetike çliruan kampin nazist të përqendrimit dhe të shfarosjes Aushvic-Birkenau. Vetëm në Aushvic u vranë rreth 1,1 milion njerëz. Shumica e tyre, rreth 90 për qind, ishin hebrenj dhe Aushvici ishte vetëm njëri nga vendet e shumta të internimit dhe vrasjeve masive nga Gjermania naziste në Evropë.
27 Janari është dita mbarëbotërore e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. Gjermania e përkujton këtë ditë që prej vitit 1996
Në ceremoninë e sotme marrin pjesë liderët e shumtë botërorë, e në mesin e tyre është edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.