Gjermani: Fillon aplikimi i dosjes digjitale të pacientëve

Nga sot, 15 janari 2025, të gjithë në Gjermani me sigurim shëndetësor ligjor mund të kenë akses në dosjen e tyre elektronike, pra në të dhënat e tyre mjekësore virtualisht. Të gjithë ata që janë të siguruar ligjërisht e marrin automatikisht këtë dosje elektronike, ose ePA  në gjermanisht. Nëse nuk e dëshironi këtë, mund të kundërshtoni.

Ky sistem do të veprojë si një hapësirë digjitale e ruajtjes së informacioneve mbi shëndetin e pacientëve, si p.sh. detaje mbi planet e mjekimit, rezultatet laboratorike, trajtimin dentar dhe vaksinimet.

Cani Travel

Kjo është pjesë e planeve të Gjermanisë për digjitalizimin dhe shpresohet se do ta bëjë kujdesin shëndetësor më të lehtë dhe më të sigurt për pacientët dhe mjekët.

Ata që nuk dëshirojnë të kenë dosjen elektronike duhet të kontaktojë siguruesin e tyre shëndetësor për të paraqitur një kundërshtim.

Personat e siguruar privatisht në Gjermani duhet të kontaktojnë ofruesin e tyre për detaje se si mund të marrin një dosje elektronike të pacientit.

Ky sistem do të aplikohet së pari vetëm në tre rajonet model, në Hamburg, Frankoni dhe Renani Perëndimore Vestfali (NRW). 

Siç pritet, pas katër javësh, sistemi i dosjes elektronike e-PA, do të përdoret në mbarë vendin.