Kosovë: Ngritet aktakuza për vrasjen e Liridona Ademajt

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka njoftuar sot se kanë përfunduar hetimet dhe janë ngritur aktakuza për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuarit janë bashkëshorti i Liridorës,Naim Murseli, si dhe Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Kryeprokurori, Zejnullah Gashi tha se  rasti ka qenë i inskenuar si grabitje, mirëpo falë angazhimit maksimal të hetuesve dhe prokurorëve, brenda një afati të shkurtë janë zbuluar kryesit e kësaj vepre kriminale.

Cani Travel

Prokurorja e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, Javorka Perlinçeviq, tha se nuk mund të japë shumë detaje rreth aktakuzës, por shtoi se, gjatë kohës që jetonin në Suedi, Liridona dhe Naimi kishin “marrëdhënie të trazuara martesore”, si pasojë e të cilave erdhën edhe problemet financiare.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor të vitit 2023, ndërsa të dyshuarit për planifikimin dhe ekzekutimin e krimit të rëndë janë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, si edhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.