Gjermani: Futet obligimi i vaksinimit për disa kategori

Bundestagu gjerman ka vendosur me shumicë të mache që të fusë vaksinimin me detyrim – për disa kategori.

Cani Travel

Prej 689 deputetëve sa ishin në seancën e Bundestagut gjerman, 571 deputetë kanë votuar për futjen e vaksinimit me detyrim për personat që punojnë në institucionet shëndetësore, në klinika dhe spitale, si dhe për personat që kujdesen për të moshuarit. Sidqofotë, 80 deputetë gjermanë ishin kundër këtij vendimi, ndërsa 38 kanë abstinuar nga votimi.

Personat që punojnë në këto institucione duhet të vaksinohen deri me 15 mars të vitit 2022. Ndryshe rrezikojnë largimin nga puna. Por personat që janë shëruar në gjashtë muajt e fundit (duke u llogaritur nga data 15 mars) nuk kanë nevojë të vaksinohen në këtë periudhë. Ata duhet të tregojnë dëshminë e shërimit.

Në Bundestag ka pasur edhe mendime se vaksinimi me detyrim duhet të zgjerohet edhe për të tjerë. Por në fund u vendos vetëm për këto kategori. Në disa sondazhe të publikura në mediat gjermane thuhet madje se gati 70% e gjermanëve favorizojnë futjen e vaksinimit me detyrim, që përputhet edhe me përqindjen e njerëzve as janë vaksinuar në këtë vend.

Më parë ky obligim për këto kategori është futur edhe në France, Itali dhe disa vende të tjera.