Gjermani: Hyn në fuqi legalizimi i kanabisit për të rriturit

Prej këtij muaji, pra prej 1prilli 2024, në Gjermani hyri në fuqi Ligjin për legalizimin e pjeshëm të drogës kanabis. Kjo do të thotë se të rriturit mund konsumojnë deri 25 gramë kanabis në mjedise publike.

Në banesa mund të kenë deri në 50 gram kanabis, e nga 1 korriku mund të kultivojnë edhe tri bimë kanabis për nevojat e veta.

Cani Travel

Ligji lejon edhe krijimin e të ashtuquajturave shoqata për mbjelljen e kanabisit për personat e moshës madhore, të cilat mund të kenë deri në 500 anëtarë dhe që mund të mbjellin kanabis për nevojat e tyre. Nga këto sasi, ata mund të marrin deri në 50 gram për anëtar në muaj.

Konsumi i kanabisit ndalohet në shkolla, në objektet sportive, në një afërsi prej 100 metrash. Konkretisht kjo do të thotë se konsumimi i kanabisit nuk lejohet në shkolla dhe objekte sportive, e nuk lejohet as në afëri të tyre deri në 100 metra.  Në zonat publike në qytete nuk lejohet konsumimi i kësaj droge deri në orën 20 në mbrëmje. Fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç e kanë të ndaluar të konsumojnë kanabis.

Ligjit për legalizimin e kanabisit ishte një prej ligjeve më kontradiktore dhe më të diskutueshme në muajt e fundit në Gjermani. Pas hyrjes në fuqi të legalizimit të kanabisit për të rriturit, policia gjermane do të intensifikojë kontrollet rrugore.