Nga sot, 27 qershor 2024, hyn në fiqi Lgji i shumëpritur mbi shtetësinë gjermane, ose saktësisht Ligjin mbi modernizimin e të drejtës për nënshtetësi. Ky ligj nënkupton lehtësimin e marrjes së shtetësisë gjermane dhe lejon dyshtetësinë.
Me ligjin e ri, do të thjeshtësohet procedura e marrjes së shtetësisë, kështu që dhe koha e pritjes për pasaportën gjermane do të reduktohet nga tetë në pesë vjet. Në rastet e integrimit të mirë, nënshtetësia gjermane mund të merret në të ardhmen edhe pas vetëm tre vitesh. Persona të integruar mirë quhen ata të cilët bëjnë ndonjë punë vullnetare, që angazhohen në mënyrë të veçantë në Gjermani, apo tregojnë rezutate të jashtëzakonshme në punë apo shkollë.
Personi që kërkon shtetësinë gjermane duhet të ketë një qëndrim legal në Gjermani, duhet të sigurojë jetesën e tij dhe të familjes nga puna e tij. Do të thjeshtësohet edhe marrja e shtetësisë për fëmijë, lehtësohet elementi i njohjes së gjuhës, përcaktohen kushtet se kur dikush mund të marrë shtetësinë gjermane pavarësisht faktit se merr ndihma sociale…
Me projektligjine ri, për herë të parë në Gjermani do të lejohet edhe dyshtetësia, gjë që deri tani nuk ishte e mundur, përveç në raste të veçanta. Kjo do të thotë se personat që marrin shtetësinë gjermane në të ardhmen nuk kanë nevojë patjetër të heqin dorë edhe nga shtetësia e vendit të origjinës. Aktualisht këtë të drejtë kanë vetëm shtetet anëtare të BE, Zvicra dhe disa vende të tjera.
Nga ana tjetër, qeveria do të ashpërsojë kushtet për marrjen e shtetësisë për njerëzit që jetojnë nga ndihma sociale ose që tashmë janë dënuar për vepra penale në Gjermani.
Shtetësinë gjermane nuk do të mund ta marrin as personat që nuk i njohin vlerat elementare të shoqërisë gjermane, personat me qëndrime antisemitiste, raciste dhe qëndrime që nuk janë në përputhje me Kushtetëtën gjermane. Pra, nënshtetësinë nuk do të mund të marrin personat me qëndrime radikale, me qëndrimi armiqësore ndaj të tjerëve por as ata që nuk i respektojnë rregullat elementare të barazisë gjinore e njerëzore.