Në Gjermani sot hyn në fuqi Ligji për Vetëpërcaktimin e Gjinisë. Personat tansseksualë dhe interseksualë tani mund t’u ndryshojnë më thjesht gjininë dhe emriin në dokumentet zyrtare, duke bërë vetëm një deklaratë në zyrën e gjendjes civile. Pra, këta persona nuk kanë më nevojë për ndonjë dëshmi apo ekspertizë mjekësore, siç ishte deri tani.
Ministrja Federale për Çështjet Familjare, Lisa Paus thotë se kjo është „një ditë shumë të veçantë“ për këtë grup të njerëzve. Në anën tjetër, Unioni Kristiano-Demokrat vlerëson se jo vetëm konservatorët, por edhe feministet do të kenë qëndrime kritike ndaj këtij ligji.
Sipas një sondazhi, pothuajse gjysma e gjermanëve e mbështesin Ligji e ri për Vetëpërcaktimin e Gjinisë.