Shumica e gjermanëve (54 për qind) kërkojnë të mbahen zgjedhjet e parakohshme, sepse janë të pakënaqur dhe nuk i bësojnë qeverisë aktuale të kancelarit, Olaf Scholz. Kështu treguan rezulatat e sondazhit të fundit të ARD-Deutschlandtrend.
Sipas këtij sondazhi, 85% e gjermanëve janë të pakënaqur me punën e qeverisë së tanishme të partive SPD, FDP dhe të Gjelbrit. Vetëm 14 për qind e qytetarëve të anketuar e vlerësojnë pozitivisht punën e këtij koalicioni.
Ky është rezultati më i dobët i ndonjë qeverie që nga koha e krizës në vitin 2010, kur në pushtet ishin CDU/CSU dhe FDP.