Gjermani: Mijëra qytetarë në demonstrata pro-palestineze

Gjatë fundjavës së kaluar, në disa qytete në Gjermani janë mbajtur demonstrata pro-palestineze, ku mijëra qytetarë protestuan kundër aksionit ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës.

Demonstrata më të mëdha pro-palestineze janë mbajtur në Dyseldorf, ku u tubuan 17.000 qytetarë. Në Berlin protestuan 8.000 pjesëmarrës kundër ndërhyrjes së Izraelit në Gazë. U protesua edhe në Bremen, Essen, Frankfurt dhe vende të tjera.

Cani Travel

Tubimet pro-palestineze ishin kryesisht paqësore, por kishte edhe disa incidente, ku reagoi policia.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz përsëriti se “në Gjermani nuk do të pranohet antisemitizmi.“ Ai shtoi se “kushdo që sulmon hebrenjtë në Gjermani, na sulmon të gjithë neve.”