Leipzig: Arrestohen 4 shtetas të Shqipërisë, trafrikonin lëndë narkotike

Policia gjermane ka arrestuar 4 shtetas të Shqipërisë nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Policia konfiskoi tek të arrestuarit 8 kg marihuanë, teksa në vijim të hetimeve u zbulua edhe një objekt ku ishin kultivuar qindra bimë narkotike.

Cani Travel

Dy nga të dyshuarit, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar u kapën në Leipzig, dy të tjerë, një 45-vjeçar dhe një 32-vjeçar në Rostock.

Gjatë kontrolleve, në banesat e 4 të arrestuarve policia gjeti dhe disa lloje të tjera drogash sintetike dhe një sasi të konsiderueshme parash që dyshohet të jetë përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.