Gjermani: Paralajmërim për grevë në hekurudha

Sindikata e drejtuesve të trenave në Gjermani ka bërë thirrje për një grevë paralajmëruese 20-orëshe në mbarë vendin.

Siç bëhet e ditur, greva duhet të fillojë sonte (15.11.2023) në orën 22:00 dhe të përfundojë nesër në orën 18:00. Për këtë arsye, do të ketë anulime dhe vonesa të shumta në transportin hekurudhor.

Cani Travel

Sindikata kërkon, ndër të tjera ,555 euro më shumë në muaj për punonjësit e hekurdhës si dhe një bonus kompensimi për inflacionin deri në 3000 euro.