Rritet numri i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin shtator 2023.

Siç njofton ASK, në shtator të vitit 2023 është shënuar numri më i madh i fluturimeve dhe udhëtarëve, krahasuar me shtator 2022.

Cani Travel

Në muajin shtator 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 990 ose 13,0% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 304 420 ose 20,3% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (shtator 2022).