Pas një periudhe mjaft stabile të gjendjes ekonomike, qytetarët e Gjermanisë duhet të përgatiten përsëri për një rritje të inflacionit. Pas stbilizimit të çmimeve dhe një inflacioni të qëndrueshëm nga 2.2% në muajin prill, ekonomistët presin presione më të larta të çmimeve në muajt në vijim.
Shumë kompani po planifikojnë të rrisin çmimet, për shembull në restorante ose barnatore.
Edhe çmimet e energjisë mund të rriten në muajt e ardhshëm. Që nga 1 prilli, norma e rregullt e TVSH-së prej 19% është aplikuar sërish për gazin natyror dhe ngrohjen qendrore. Norma e reduktuar prej 7% është aplikuar nga tetori 2022 deri në mars 2024.