Dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë do të dalin sot sërish në rrugë për të demonstruar kundër ekstremizmit të djathtë, racizmit dhe forcimit të partisë AfD.
Shkas për këto protesta janë qëndrimet e partisë ekstreme djathtiste Alternativa për Gjermaninë (AFD), ku kërkohet dëbimi i të gjithë migrantëve dhe njerëzve me sfond migrimi nga Gjermania.
Siç pritet, sot pasdite do të tubohen rreth 10.000 pjesëmarrës në Hamburg për të shprehur qëndrimin e tyre „kundër ekstremizmit të djathtë dhe rrjeteve neo-naziste“.
Ditë më parë, në Këln protestuan 30.000 qytetarë kundër racizmit dhe ekstremizmit të djathtë.
Për këtë fundjavë janë paralajmëruar edhe protesta në shumë qytete tjera gjermane: në Berlin, Mynih, Dresden, Dortmund etj.