Gjermani: Rriten ndihmat e shtetit për qytetarë

5.5 milionë përfitues të mjeteve financiare nga Fondi per ndihmen e qytetarëve (Bürgergeld) në Gjermani do të marrin më shumë para nga viti i ardhshëm.

Fjala është për një rritje nga 12 për qind, tha sot ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil. Për shembull, qytetarët që jetojnë vetëm duhet të marrin 563 euro në vend të 502 eurove sa marrin tani. Shoqata Sociale e Gjermanisë vlerësoi se ky vendimi i qeverisë është „një sinjal i mirë“.

Cani Travel

Qëllimi i reformës në fushën e ndihmës së shtetit për qytetarë është përshtatja më e shpejtë e nivelit të përfitimeve me rritjen e çmimeve.