Në gjysmën e parë të vitit, në Gjermani është rritur numri i dëbimeve të azilkërkuesve që nuk e kanë marrë lejen për azil. Nga janari deri në qershor 2023, janë dëbuar 7,861 persona, pothuajse 27 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kështu bën të ditur gazeta“Neue Osnabrücker Zeitung”, duke cituar përgjigjen e Ministrisë Federale të Brendshme ndaj një kërkese të Partisë së Majtë.
Sipas të dhënave të autoriteteve gjermane, shumica e emigrantëve u kthyen në Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Moldavi dhe Serbi, vendet e tyre të origjinës. Shumë nga të dëbuarit – 2,473 persona – u dërguan në kufirin me Austrinë.