Liderët e Ballkanit dhe BE-së takohen në Greqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëton sot për Greqi, ku do të marrë pjesë në darkën joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Darka organizohet në Athinë nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Mitsotakis. Siç pritet, në darkën joformale në Athinë do të marrë pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Cani Travel

Shqipëria, e cila është e ftuar në nivel presidenti nuk do të përfaqësohet në këtë takim, për shkak të agjendës së paracaktuar.

Pjesë e kësaj darke do të jenë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ai serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo, kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, ai i Kroacisë Andrej Plenkoviq dhe ai i Rumanisë Ion-Marsel Ciolacu.