Gjermani: Rritet numri i të papunëve

Në janar është rritur numri i të papunëve në Gjermani. Por, kjo është normale për këtë përiudhë të vitit, kur shumë degë ekonomike nuk punojnë me kapacitet të plotë.

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit, në janar ka pasur rreth 2.805.000 persona të papunë, që është një rritje prej 169.000 krahasur me dhjetorin e vitit 2023. Kjo do të thotë se papunësia aktualisht është rritur në rreth 6,1 për qind. Një numër i rëndësishëm i personave të lajmëruar si të papunë janë refugjatët që kanë ardhur kohët e fundit në Gjermani.

Cani Travel

Shefja e Agjencisë Federale të Punësimit (BA), Andrea Nahles vlerëson se tregu i punës ishte i qëndrueshëm në fillim të vitit, pavarësisht dobësisë së vazhdueshme ekonomike.

Megjithatë, shanset që të papunët të gjejnë një punë të re po zvogëlohen. Sipas Agjencisë Federale, në janar kishte 699.000 vende të lira pune, gjë që është 66.000 më pak se një vit më parë.