Gjermani: Rritje e inflacionit në dhjetor

Në Gjermani është shënuar një rritje e inflacionit në dhjetor, pas pesë muajve ku kishte rënie të vazhdueshme. Nga 3,2 sa ka qenë në nëntor, që ishte edhe niveli më u ulët në dy vitet e fundit, në dhjetor inflacioni është rritur në 3,7 për qind.

Mirëpo, kjo rritje nuk duhet të jetë tepër shqetësuese, kur dihen shkaqet e saj. Ekspertët thonë se kjo rritje në dhjetor është pritur, për shkak të heqjes së frenimit të cmimeve të energjisë dhe të gazit që si pasojë ka pasur rritjen e çmimeve për ngrohje në disa rajone të Gjermnisë madje deri në 40 për qind. Një faktor tjetër i rritjes së inflacionit kanë qenë edhe gabimet e qeverisë me buxhetin, që ka shkaktuar pasiguri dhe turbulenca.

Cani Travel

Inflacioni mesatar gjatë vitit 2023 ka qenë 5,9 përqind, që është një për qind më pak se një vit më parë, sepse përqindja e rrijteve mesatare të çmimeve dhe shërbimeve në vitin 2022 ka qenë 6,9 Prozent. Një prej shkaqeve më të mëdha për inflacionin e vitit të kaluar ka qenë rritja e çmimeve të ushqimeve. Madje edhe në dhjetor çmimet e ushqimeve kanë shënuar ritjen më të madhe, me rreth 4,5 për qind mesatarisht. Ndërsa shërbimet janë shtrenjtuar në dhjetor për 3,2 Për qind. ndëkohë që çmimet e energjisë dhe karburanteve në përgjithësi kanë qenë stabile, e madje kanë shënujar edhe rënie.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se gjatë vitit 2024 pritet stabiliimi i mëtëjmë i çmimeve dhe inflacionit. Por inflacioni dhe rritja e çmimeve do të jenë edhe më tej ndër sfidat më të mëdha të qeverisë dhe kompanive.