Gjermani: Shfaqja nga Kosova „Të negociosh paqen“ do të prezantohet në Hamburg

Shfaqja e Qendrës Multimedia „Të negociosh paqen“ (Negotiating Peace), në të cilën luajnë edhe aktorë të mirënjohur nga Kosova e Shqipëria, do të prezentohet me datë 20 dhe 21 prill në Hamburg të Gjermanisë, në teatrin Kampnagel, si pjesmarrëse e festivalit të madh ndërkombëtar KRASS Festival. Kjo është hera e dytë që Qendra Multimedia prezentohet në këtë festival.

Në rolin kryesor të shfaqjes „Të negocosh paqen“, regjinë e së cilës e ka bërë Blerta Neziraj, luan aktori i mirënjohur nga Kosova Shkumbin Istrefi. Në shfaqje luajnë edhe doajenja e skenës teatrore kosovare Melihate Qena si dhe aktorja e njohur shqiptare Ema Andrea. Pjesë e trupës së shfaqjes janë edhe aktorë Ukraina, Bosnja e Hercegovina, Estonia e Norvegjia.

Cani Travel

Drama, e shkruar nga Jeton Neziraj, merr shkas negociatat e paqes, duke përfshirë marrëveshjen e Dejtonit, marrëveshjet në Irlandën Veriore dhe ato të Lindjes së Mesme, si dhe bisedimet politike — ende pa shumë rezultat — ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

„Të negocosh paqen“ është frymëzuar nga libri i Richard Holbrooke “To End a War” [T’i japësh fund një lufte] dhe nga “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i Ismail Kadaresë.