Plagoset vajza shqiptare në një shkollë në Finlandë

Tre fëmijë janë plagosur dje në shkollën fillore “Viertola” në Vanta të Finlandës, si pasojë e gjuajtjes me armë. Në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

Cani Travel

Ambasadorja e Kosovës në vendet nordike, Suedi , Islandë e Finlandë, Shkëndije Geci, ka reaguar pas tragjedisë në një shkollë në Finlandë, ku mbeti e plagosur edhe një vajzë me prejardhje nga Kosova.

Geci, në një postim në platformën ‘X’, deklaron se është thellësisht e pikëlluar nga tragjedia në Finlandë.

“Thellësisht e pikëlluar nga tragjedia në Finlandë, veçanërisht duke e ditur se një nga të plagosurit është një vajzë nga Kosova. U dërgoj dashuri, mbështetje dhe ngushëllime të përzemërta gjithë të prekurve nga kjo ngjarje e tmerrshme. Paçi  forcë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar ajo në “X”.