Gjermani: Shtohen rastet e rrezikimit të mirëqenies së fëmijëve

Zyrat e mirëqenies për të rinjtë në Gjermani kanë shënuar vitin e kaluar më shumë raste të rrezikimit të fëmijëve se kurrë më parë. Siç njofton Zyra Federale e Statistikave, numri i rasteve të tilla u rrit katër për qind në krahasim me vitin 2021.

Fjala është për gati 62.300 fëmijë ose të rinj, mirëqenia e të cilëve u rrezikua nga neglizhenca, dhuna psikologjike, fizike ose seksuale. Tek më shumë se një e treta e fëmijëve dhe të rinjve (35 për qind) kishte dëshmi të abuzimit psikologjik. Shenja të abuzimit fizik u konstatuan në 27 për qind të rasteve dhe shenja të dhunës seksuale në 5 për qind.

Cani Travel

Janë kontrolluar gjithsej 203.700 raste, ku kishte indikacione se ekzistonte dyshimi për një rrezik të mundshëm për fëmijët ose të rinjtë.