Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë (02.08.2023) se ka arrestuar një shtetas gjerman, i cili kërkohej nga INTERPOL-i.
Policia, në këtë rast Njësia FAST-ILECU, ka realizuar një arrestim të një shtetasi gjerman i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar për INTERPOL-in nga Gjermania.
“I dyshuari është lokalizuar dhe më pas arrestuar në Lipjan sot rreth orës 11:50. Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari penale, konkretisht për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’. Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me akt-vendim nga prokurorja, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. Më pas në koordinim me institucionet tjera do të ndërmerren hapat e paraparë për raste të tilla”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.