Zgjedhjet e parakohshme në Gjermani do të mbahen më 23 shkurt 2025.
Partitë në pushtet, SPD dhe të Gjelbërit, kanë rënë sot dakord me Kristiandemokratët në opozitë, që me këtë datë të mbahen zgjedhjet e reja në Gjermani.
Pas prishjes së koalicionit në pushtet, zgjidhja e vetme për krizën aktuale të pushtetit në Gjermani, ishte organizimi i zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas procedurës, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e merr vendimin përfundimtar për mbajtjen e zgjedhjeve.