Sindikata IG Metall kumtoi se ka arritur marrëveshjen me punëdhënësit për rritjen e rrogave të rreth 3,9 milionë të të punësuarve në industrinë e metaleve dhe në elektroindustri.
Siç bëhet e ditur, rrogat në këtë sektor do të rriten për 5,5% në një periudhë prej 25 muajsh, pra në dy vitet e ardhshme. Në këtë mënyrë është evituar edhe vazhdimi i grevave të sindikatës, që kanë filluar javën e kaluar. Grevistët këkruan fillimisht një rritje të rrogave nga 7 për qind.
Mirëpo, Sindikata dhe punëdhënësit janë shprehur të kënaqur me marrëveshjen e arritur sot, sepse kështu pritet rritja e shpejtë e rrogave dhe vazhdon procesi i prodhimit në industrinë e metaleve.