Gjermania njeh avokatët e licencuar nga Kosova

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se avokatët nga Republika e Kosovës njihen zyrtarisht nga Gjermania.

Në faqen e Ambasadës së Kosovës në Berlin, ambasadori Ajeti shkruan: Çfarë lajmi i mrekullueshëm – avokatët nga Republika e Kosovës njihen zyrtarisht nga Gjermania.Tani e tutje, avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, por edhe për drejtësinë kosovare.“

Cani Travel

Ambasadori Faruk Ajeti thekson më tutje se avokatët e Kosovë, që janë tani ë njohur nga një vend i rëndësishëm si Gjermania, mund të përfshihen më lehtë në raste ndërkombëtare dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në çështje juridike.

„Ky kapitull i ri ofron një mundësi të jashtëzakonshme, që dija dhe përvoja e avokatëve kosovarë të jenë në proporcion të drejtë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të integrimit juridik, përkatësisht të përshtatmërisë së kuadrit ligjor të avokatisë kosovare me atë gjermane dhe evropiane. Faleminderit Ministrisë Federale të Drejtësisë për besimin e vazhdueshëm ndaj Republikës së Kosovës!“, shkruan ambasadori Ajeti.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, e ka mirëpritur lajmin se avokatët nga Republika e Kosovës njihen zyrtarisht nga Gjermania. “Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, por edhe për drejtësinë kosovare”, shkruan Kryeziu në Facebook.