Gjermania nuk komenton kërkesën e Kurtit për forcimin e trupave në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar në një intrervistë për mediat gjermane forcimin e trupave të NATO-s në Kosovë. Kryeministri Kurti ka deklaruar për gazetën gjermane Die Welt: „Forcimi i trupave të NATO-s në vendin tonë do të forconte edhe sigurinë dhe paqën, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor“. Kfori aktualisht në Kosovë ka rreth 3800 ushtarë, ndër ta edhe rreth 70 nga Gjermania.

Qeveria gjermane nuk ka dashur të komentojë këto kërkesa. Ajo ka përshëndetur heqjen e barrikadave serbe dhe tani kërkon vazhdimin e dialogut, sikur edhe SHBA dhe BE. Gjermania e ka fajësuar shumë qartë së fundi Serbinë për tendosjet e fundit në veir të Kosovës. Ish – komandanti i Kforit, Erhard Buehler ka deklaruar se perëndimi e ka toleruar tepër gjetë retorikën luftarake të Serbisë. Por ai kërkon edhe pajtimin mes palëve dhe arritjen e një marrëveshje të përhershme.

Cani Travel

Ndërsa për heqjen e barrikdave u tha se kjo i hapë rrugën dialogut. „Ky është një sinjal i mirë i të dy palëve, që rezultoi me heqjen e barrikadave nga minoriteti serb në veri të Kosovës“, deklaroi këto ditë në Berlin zv/zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann. Kjo ka rezultuar me hapjen e sërishme të të gjitha vendkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, që ishin bllokuar në dhjetor dhe në kohën e festave. „Tani duhet të përqendrohemi tek mbështetja e dialogut dhe vazhdimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë është duke bërë qeveria gjermane“, shtoi Hoffmann.