Gjermania për të pestin vit me radhë është vlerësuar në një sondazh ndërkombëtar si vendi „më i mirë në botë“.
Në këtë sondazh thuhet se SHBA është në venditn e tetë në botë (në kohën e Trumpit ishte në vendin e dhjetë), ndërsa Briatania e Madhe ka rënë në vendin e pestë në klasifikim, ndër tjerash edhe për shkak të rënies së reputacionit të saj global për mirëpritjen e të huajve dhe mbrojtjen e mjedisit, njoftojnë mediat britanike.
Gjermania renditet e para, e pasojnë Kanadaja, Japonia, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Nation Brands Index mat çdo vit perceptimin në gjashtë kategori të ndryshme në 60 vende të botës, ndër tjerash edhe: qeverisja e vendit, mirësjellja, kultura dh ecilësia e jetës.
Gjermania ruajti vendin e parë për të pestin vit me radhë dhe për të shtatën herë në përgjithësi. Rezultati i saj u përmirësua në 71.1% këtë vit krahasuar me 69.1% në vitin 2020. Reputacioni i Gjermanisë u rrit në mënyrë të konsiderueshme nga fakti se njerëzit ndihen të kënaqur me produktet gjermane dhe për punën e qeverisë gjermane për të luftuar varfërinë.
Gjermania fitoi pikë edhe për reputacionin e jashtëzakonshëm në sport, pavarësisht se u rendit e nënta në tabelën e medaljeve të Lojërave Olimpike në Tokio këtë vit.
Kanadaja u ngjit në vendin e dytë këtë vit (renditej e treta në vitin 2020). Vendi mori vlerësime të larta për politikat e emigracionit dhe qeverisjen, ndërsa njerëzit e lëvdojnë Kanadanë për kulturën dhe mirësjelljen.
Mbretëria e Bashkuar ka rënë në vendin e pestë këtë vit. Pikat më të forta të Britanisë ishin kontributi në shkencë dhe teknologji, sport dhe kulturën bashkëkohore, si dhe kualifikimet e forta arsimore. Por ajo humbi pikë për shkak të perceptimit të publikut se sa mirëpritës janë britanikët dhe në mbrojtjen e mjedisit.
Ndërsa SHBA u përimrësua për dy vende. Në kohën e Trumpit vendi kishte rënë në pozitën e 10.