Në Austri nga e hëna futet në fuqi rregulli 2G në mbarë vendin

Masat kundër Coronës po forcohen ndjeshëm: personat pa vaksinim nuk lejohen më të vizitojnë bare, parukeri apo evente në Austri nga e hëna.

Nga e hëna, personat pa vaksinim apo që nuk janë shëruar nga Corona në gjashtë muajt e fundit, nuk lejohen më të vizitojnë bare, parukeri dhe evente me më shumë se 25 persona në Austri. Edhe për bizneset turistike do të ketë akses vetëm pas vaksinimit ose rikuperimit (rregulli 2G). Kjo u njoftua nga qeveria në Vjenë të premten në mbrëmje pas konsultimeve me krerët e nëntë landeve federale. Megjithatë, testet duhet të mbeten të mundshme në vendin e punës.

Cani Travel

Në Austri, numri i infeksioneve të reja po rritet me shpejtësi. Të premten, numri i infeksioneve të reja ditore me Corona ishte 9388 – afër rekordit të mëparshëm prej 9586, i cili u arrit rreth një vit më parë.

„Dinamika është e jashtëzakonshme dhe shkalla e zënies në shtretërve të kujdesit intensiv po rritet ndjeshëm më shpejt sesa që pritej,“ tha kancelari federal Alexander Schallenberg (ÖVP). “Është thjesht përgjegjësia jonë të mbrojmë njerëzit në vendin tonë”, i justifikoi politikani konservator hapat drastikë.

Rregulli 2G në përgjithësi zbatohet në mbarë vendin. „Ne do të duhet të shtrëngojmë frenat për të pavaksinuarit,“ tha Schallenberg. Megjithatë, një dozë e parë vaksinimi në lidhje me një test negativ PCR duhet gjithashtu të njihet për një periudhë tranzicioni katërjavor. Vaksinimi vlenë deri në nëntë muajm e më pas duhet të ketë një vaksinë të tretë. Kryeqyteti Vjena njoftoi rregulla të ngjashme të enjten.

Maskat FFP2 duhet të mbahen në të gjitha dyqanet, muzetë ose bibliotekat.