Gjithnjë e më shumë izraelitë duan të bëhen shtetas gjermanë

Gjithnjë e më shumë izraelitë me prejardhje gjermane po aplikojnë për shtetësi gjermane, shkruan rrjeti medial gjerman RND, duke cituar Zyrën Federale të Administratës së Gjermanisë. Shifrat janë rritur dukshëm pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe përshkallëzimit të ri në konfliktin në Lindjen e Mesme.

Rreth 7.000 izraelitë me prejardhje gjermanë kanë aplikuar për nënshtetësinë gjermane këtë vit. Gjatë vitit 2023 kishte rreth 9.000 kërkesa të tilla, e ky numër të rritet duke pasur parasysh konfliktin e ripërtërirë në Lindjen e Mesme.

Cani Travel

Prej gushtit të vitit 2021, të gjithë ata që janë persekutuar prej regjimit nazist, për shkak të besimeve të tyre politike, racore dhe fetare, si dhe pasardhësit e tyre, kanë të drejtë ligjore për t’u pajisur me pasaportë gjermane.

Pasardhësit e viktimave të nazistëve që kanë ikur prej Gjemanisë kanë, po ashtu, të drejtë që të marrin pasaportë gjermane, pa asnjë kusht.