Gjithnjë e më shumë pensionistë në Gjermani detyrohen të punojnë, madje edhe mbi 85 vjeç!

Gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani vazhdojnë të punojnë edhe pas daljes në pension. Sipas të dhënave të fundit, 1.066,895 pensionistë kanë vazhduar të punojnë edhe pse janë bërë 67 vjeç e më shumë, njofton Diaspora Today, duke iu referuar një përgjigje nga qeveria federale të dërguar me kërkesë të partisë „E Majta“. Më shumë se 400.000 prej penisonistëve që vazhdojnë të punojnë janë madje 70 vjeç e më shumë. Krahasuar me një vit më parë, trendi i punësimit të pensionistëve po rritet. Fjala është për rreth 15.000 më shumë pensionistë se vitin e kaluar.

02.11.2018, Brandenburg, Elsterwerda: Ein Mitarbeiter bedient in der Produktionshalle der Firma Impulsa AG eine Maschine zur Verarbeitung von Metall. Trotz des anhaltenden Handelsembargos zwischen der EuropŠischen Union und Russland hoffen brandenburgische Unternehmen weiter auf ein Umdenken der Politik. (zu dpa: „Ausgemolken – Wie das RusslandgeschŠft Brandenburgs leidet“ vom 04.11.2018) Foto: Monika Skolimowska/dpa-Zentralbild/dpa +++ dpa-Bildfunk +++ | Verwendung weltweit

Shkaqet kryesore për këtë janë mungesa e fuqisë punëtore si dhe pensione të ulëta. Punonjësit e moshës 67 vjeç e me shumë punojnë në zyra, në pastrim, magazinë, në postë, në dërgesë ose në punët që kanë të bëjnë me teknologjinë e ndërtimit dhe në rregullimin e apartamenteve. Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit, në mesin e më shumë se 13.000 punonjësve të moshës 85 vjeç e lart, 446 prej tyre janë madje drejtues të automjeteve në komunikacionin rrugor. 

Cani Travel

Për shumë pensionistë, vazhdimi i punës nuk është ndonjë vendim vullnetar, por ata janë të detyruar të bëjnë këtë për shkak të problemeve financiare. „Varfëria në pleqëri dhe pensionet e vogla po i detyrojnë njerëzit t’i kthehen punës edhe pas daljes në pension“ thotë kreu i grupit parlamentar të të Majtës në Bundestag, Dietmar Bartsch. Ai bëri thirrje për një pension minimal prej 1.200 euro në muaj. Bartsch konsideron gjithashtu se një reformë e madhe e pensioneve po bëhet gjithnjë e më urgjente.