Nata e ndërrimit të motmoteve në Gjermani kaloi me shumë incidente, ku kishte njerëz të plagosur, të arrestuar, e madje edhe të vdekur. Janë shënuar sulme të shumta ndaj zjarrëfikësve dhe policëve, të cilët dolën në rrugë për të reaguar ndaj problemeve që u shkaktuan nga përdorimi i fishekëzjarreve dhe mjeteve të tjera të shpërthyese. Një 17-vjeçar në Lajpcig vidq nga lëndimet e marra nga piroteknika.
Për shkak të këtyre incidenteve, sindikatat e zjarrfikësve dhe policisë kërkojnë vendosjen e kamerave për regjistrimin e veprimeve të tyre, si dhe ndalimin e plotë të mjeteve piroteknike. Sindikata e policisë së Berlinit kërkon edhe ndalimin e shitjes së lëndëve piroteknike. “Në gjithë Gjermaninë, mjetet piroteknike janë përdorur në mënyrë të synuar si armë kundër njerëzve”, tha presidenti i sindikatës së policisë së Berlinit, Stefan Weh. Janë dëgjuar edhe vlerësime se Ministrja Federale e Brendshme Nancy Fesser (SPD) „mban përgjegjësinë për pasojat e tmerrshme të kësaj nate.“ Megjithatë, politikanët nga Partia Kristian-Demokrate në opozitë dhe Liberalët në pushtet kundërshtuan ndalimin e përgjithshëm të pajisjeve piroteknike. Ata mendojnë se mjafton që autoritetet lokale të ndalojnë përdorimin e fishekzjarrëve në vende të caktuara.
Gjatë dy viteve të mëparshme të pandemisë, përdorimi i fishekzjarrëve në Gjermani ishte i ndaluar. Zakonisht, gjermanët shpenzojnë mbi 120 milionë euro në vit për mjete shpërthyese.