Goran Rakiq kërcënon me largim?

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq ka mbajtur një konferencë shtypi ku ka kërcënuar se nëse nuk formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe deri në fund të vitit 2021, ai dhe deputetët tjerë serbë do të japin dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe do të largohen nga institucionet e Kosovës.

„Asociacioni ose largohemi“

Cani Travel

“Nëse nuk krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe deri në fund të vitit, unë do t’i informoj të gjithë faktorët relevantë se do të largohemi nga të gjitha institucionet e Prishtinës në veri, në të gjitha nivelet”, tha Rakiq.

Kjo deklaratë vjen pas tendosjeve të fundit në veri, për shkak të aksioneve të njësive policore kundër kontrabandës dhe krimit, kur Rakiq tha se „do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion, për t’u mbrojtur“.

Më parë ka pasur tendosje në veri edhe për shkak të reciprocitetit me targa, por këto mosmarrëveshje u zgjodhën me një marrëveshje në Bruksel. Atje është paralajmëruar se në takimin e ardhshëm të dialogut tema e parë që do të diskutohet do të jetë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pohon Beogradi dhe serbët e Kosovës.

„Nata e kristaltë“

Ministri Goran Rakiq, i ka krahasuar aksionet e policisë kundër kontrabandës dhe krimit me „natën e kristaltë“ kundër hebrenjve në Gjermani, në vitin 1938, që ka shkaktuar reagime shumë të ashpra të bmasadorit gjerman në Kosovë, Joern Rohde, i cili tha se krahasimet e tilla duhet të ndalen menjëherë.