Granit Xhaka është nominuar për sportistin më të mirë të vitit në Zvicër. Mesfushori me origjinë nga Kosova është aktualisht një ndër futbollistët më të mirë të Arsenalit të Londrës, i cili zë vendin e parë me pesë pikë diferencë ndaj Manchester City në Kampionatin anglez. Së fundi ai është zgjedhur edhe lojtari i muajit në Premier League.
Më të mirët do të zgjidhen me 11 dhjetori, ndërsa në konkurrencë ka edhe sportistë nga hokej mbi akull, hendbolli, futbolli…
Xhaka është ndër shtyllat kryesore të ekipit të Zvicrës në kampionatin Botëror që fillon me 20 nëntor në Katar, ku Zvicra është në grup me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë.