Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar nga Vjena në Shtutgart, ku do të marrë pjesë në në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’. Gjatë qëndrimit dyditor në Shtutgart, Kurti do të zhvillojë edhe takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve atje, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit. Më parë, Kryeministri i Kosovës qëndroi në Austri, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.