Granit Xhaka – lojtar i ri i Bayer Leverkusen

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka është tani lojtari i ri i klubit gjerman, Bayer Leverkusen. Këtë e konfirmoi sot eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili thotë se tashmë është nënshkruar kontrata mes Xhakës dhe klubit gjerman.

Edhe gazeta gjerman“SportBild” raporton se reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, është parë duke shkuar për t’i kryer vizitat mjekësore. Xhaka ka bërë edhe më parë karrierë në Bundesligën gjermane tek Borussia Monchegblach.

Cani Travel

Nga ky transferim, Arsenali do të përfitojë 25 milionë euro, që është shifër dukshëm më e lartë se ajo prej 15 milionë eurove që ishte përmendur në fillim të negociatave.

Bëhet e ditur se Xhaka se do të firmosë kontratë pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2028.