Mbi 130.000 pasagjerë kanë mbetur pa udhëtuar në Gjermani, ndërsa rreth 800 fluturime me avionë janë anuluar. Shkaku: Greva e pilotëve në kompanisë Lufthansa. Sindikata kërkon rritjen e rrogave prej 5,5%, punëdhënësit nuk kanë pranuar deri tani. Pasoja: Avionët mbetën në tokë, udhëtarët në shtëpi. pushimet dhe udhëtimet u shtynë. Udhëtarët janë të mllefosur natyrisht, por shumë prej tyre kanë edhe mirëkuptim, sepse greva garantohet me ligj. Ndërsa askujt nuk i shkon ndërmend të kërcënoj pilotët me largim nga puna, sepse kjo është e dretë e tyre që garantohet me lig. Dhe e dyta, pilotët nuk „prodhohen“ brenda natës. Ata shkollohen me vite e vite, sikur edhe mësuesit, inxhinierët, mjekët…
Gjatë pushimeve ka pasur tepër probleme në aeroporte për shkak të mungesës së punëtorëve por kontrolle të sigurisë. Por as atëherë nuk janë kërcënuar punëtorët me largim nga puna. Janë kërcënuar dhe sanksionuar drejtuesit e firmave që kanë larguar punonjësit si dhe drejtuesit e kompanive që nuk kanë gjetur me kohë zgjidhje për problemet.
Sidoqoftë, para se të udhëtoni diku, shikoni mos është shtyrë apo anuluar edhe avioni juaj.