Nxënësit vizitojnë Kosullatën në Dyseldorf

Drejtuesit e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Dyseldorf, konsulli Kenan Islami dhe Zv. konsullja Arta Selimi, i kanë pritur të shtunën e kaluar nxënësit e shkollës shqipe në Aachen, Eschweiler dhe Stolberg, të shoqëruar nga mësuesja Elizabeta Statovci.

Mësuesja Statovci falënderoi për mikpritjen dhe mbështetjen dhe shtoi, se përveç përkushtimit të saj dhe dëshirës së nxënësve për të mësuar gjuhën shqipe, kulturën dhe traditën shqiptare, për ta është përparësi dhe kënaqësi që kanë mundësinë për të vizituar dhe për të qenë më afër me institucionet e Republikës së Kosovës.

Cani Travel

Zv. konsulja Selimi, i uroi mirëseradhje nxënësve të shoqëruar nga mësuesja dhe disa prindër dhe i njoftoi ata me gatishmërinë e Konsullatës për organizime në favor të vetëdijësimit të vlerave të vendit tonë, Kosovës.

Pas programit kulturor që nxënësit kishin përgatitur, me shumë recitale, profile prezantim të shtetformimit të RKS-së dhe valleve tradicionale, si dhe një pikture të punar nga ta, konsulli Islami prezantoi edhe detaje nga puna e Konsullatës dhe shërbimet që ofrohen atje.