Greva në hekurudha gjermane përfundon para kohe

Sindikata e drejtuesve të trenave në Gjermani GDL do të përfundojë më herët grevën e saj që po mbahet që disa ditë. Greva do të përfundojë nesër (29.01.2024) në mëngjes në orën 02:00. Me parë ishte planifikuar që greva të zgjasë plot gjashtë ditë.

Ishte kjo greva e katërt dhe më e gjata e hekurudhës gjermane, e cila u mbjat pas mosmarrëveshjeve rreth kushteve të punës mes sindikatës se drejtuesve të trenave dhe kompanisë shtetërore të hekurudhës “Deutsche Bahn”.

Cani Travel

Mediat gjermane njoftojnë se në fillim të shkurtit do të vazhdojnë negociatat mes sindikatës dhe Deutsche Bahn dhe pritet se deri në mars do të arrihet një marrëveshje. Pra, deri në fillim të marsit nuk do të ketë greva të reja në hekurudha gjermane që krijuan probleme të shumta në jetën e përditshme të qytetarëve.