Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e cilëson situatën në Ballkanin Perendimor si të brishtë. Në një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Stoltenberg tha se rajoni ka një rëndësi të veçantë për aleancën dhe zhvillimet në rajon janë në monitorim të vazhdueshëm.
“Stabiliteti në rajon mbetet i brishtë. Dhuna që shpërtheu vitin e kaluar në Kosovë ishte e papranueshme. NATO u përgjigj me shpejtësi, duke dërguar 1000 trupa shtesë. Ne vazhdimisht jemi duke e vlerësuar çdo nevojë për prani të mëtejme”, tha Stoltenberg.