Në Hamburg ndodhi sot një aksident i rëndë në një kantier të madh ndërtimi, ku pesë punëtorë kanë humbur jetën e shumë të tjerë janë të zhdukur.
Sipas informacioneve të deritashme, aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes në Hafencity të Hamburgut, kur skela në një bosht ndërtimi është shembur në disa kate, duke groposur të paktën tetë punëtorë.
Zjarrëfikësit gjenden në lokacion dhe po tentojnë të shpëtojnë të lënduarit që thuhet se kanë rënë në një bosht ashensori.