Kosovë: Specialja bastis shtëpitë e ish-bashëpunëtorëve të Thaçit

Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka bërë sot disa bastisje të reja në Prishtinë që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë.

Fjala është për bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Cani Travel

Po ashtu, ZPS e ka bastisur edhe shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar operacionet që janë zhvilluar sot në Prishtinë.

Pa dhënë detaje se mbi çfarë dyshimesh dhe në sa lokacione po zhvillohen këto operacione, ZPS ka thënë se ata po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.