Humb jetën Yevgeny Prigozhin

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, humbi jetën pasi një avion privat me të cilin ai udhëtonte u rrëzua në Rusi.

Në këtë aksident ajror kanë vdekur edhe 9 persona të tjerë. Nuk dihet nëse avioni u rrëzua aksidentalisht, apo është qëlluar.

Cani Travel

7 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. Të gjithë humbën jetën.

Dy muaj më parë, shefi i Wagner Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër ushtrisë më të lartë të Rusisë dhe u shpall tradhtar nga Vladimir Putin. Prigozhin u dërgua në Bjellorusi pas marshimit të tij në Moskë. Ai e anuloi kryengritjen dhe mercenarët e tij u tërhoqën pasi udhëheqësi bjellorus Aleksandër Lukashenko ndërmjetësoi për të arritur një “marrëveshje” mes dy palëve në konflikt.