Qeveria gjermane lehtëson procedurën për marrjen e shtetësisë

Qeveria gjermane miratoi sot Projektligjin mbi shtetësinë gjermane. Me këtë ligj, do të thjeshtësohet procedura e marrjes së shtetësisë, kështu që dhe koha e pritjes për pasaportën gjermane do të reduktohet nga tetë në pesë vjet. Personi që kërkon shtetësinë gjermane duhet të ketë një qëndrim legal në Gjermani, duhet të sigurojë jetesën e tij dhe të familjes nga puna e tij. Do të thjeshtësohet edhe marrja e shtetësisë për fëmijë, lehtësohet elementi i njohjes së gjuhës, përcaktohen kushtet se kur dikush mund të marrë shtetësinë gjermane pavarësisht faktit se merr ndihma sociale…

Me projektligjine ri, për herë të parë në Gjermani do të lejohet edhe dyshtetësia, gjë që deri tani nuk ishte e mundur, përveç në raste të veçanta. Kjo do të thotë se personat që marrin shtetësinë gjermane në të ardhmen nuk kanë nevojë patjetër të heqin dorë edhe nga shtetësia e vendit të origjinës. Aktualisht këtë të drejtë kanë vetëm shtetet anëtare të BE, Zvicra dhe disa vende të tjera.

Cani Travel

Nga ana tjetër, qeveria do të ashpërsojë kushtet për marrjen e shtetësisë për njerëzit që jetojnë nga ndihma sociale ose që tashmë janë dënuar për vepra penale në Gjermani.

Të gjitha këto ndryshime janë miratuar sot nga qeveria gjermane, por projektligji në fjalë duhet të debatohet dhe të miratohen edhe në parlament, pra në Bundestag dhe Bundesrat. Pritet se kjo do të ndodhë në vjeshtë të këtij viti.