Itali: Qëndrim Thaçi krijoi super-makinën e parë shqiptare

Sipërmarrësi shqiptar nga komuna e Drenasit i cili jeton dhe vepron në Itali, Qëndrim Thaçi ka prezantuar makinën e parë shqiptare Illyrian Pure Sport gjatë një ekspozite në Torino, TREDITECH.

Thaçi i cili nështë themelues i Arrera Automobili ka emigruar me familjen e tij në Itali dhe jeton atje që 15 vjet.

Cani Travel

Ai kishte qenë gjithmonë adhurues i makinave që nga fëmijëria, por pavarësisht sfidave arriti që të prodhojë një makinë e cila tani pritet t’i bëjë konkurrencë edhe modeleve të njohura sikurse Lamborghini Aventador apo Ferrari 812 Superfast.

Supervetura e re Illyrian Pure Sport ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.

Thaçi thotë se është i certifikuar në shkollën italiane për dizajne industriale e njohur si eAD, ndonëse më herët kishte qenë master i diplomuar për stomatologji. Ai ka qenë i përfshirë në projekte shumë të mëdha sikurse për brendet Ferrari dhe Lamborghini.

“Unë punoj bashkë me TREDITECH që prodhojnë makinat më të shpejta në botë”, ka pohuar ai.

Në vitin 2016 ai e kishte themeluar kompaninë Arrera e cila fillimisht ishte thjesht kompani jofitimprurëse, por që gjatë viteve e kishte bërë fitimprurëse.

Sipas Thaçit, makina Illyrian Sport Pure do të jetë në mesin e pesë automjeteve më të shpejta në botë në kuadër të modeleve të hipermakinave.

Çmimi fillestar i kësaj make do të jetë 1.2 milion euro dhe do të shkojë deri në 1.7 milion euro – në bazë të specifikave.