Java e Shenjtë Arbëreshe në Itali

Java e Shenjtë Arbëreshe, apo Pashkët arbëreshe është një ngjarje e rëndësishme historike dhe kulturore e arbëreshëve të Italisë. Edhe këtë vit në komunat arbëreshe do të organizohet kjo festë që përherë tërheq mjaft turistë. Vëmendja më e madhe qëndron te kostumet tradicionale të grave arbëreshe.

Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) komuna më e rëndësisshme për ruajtjen e riteve dhe traditave shekullore në rajonin e Sicilisë ka bërë publik programin e këtij manifestimi që mbahet prej datës 31 mars deri më 9 prill 2023. Ngjarja më e rëndësishme e festës është e Diela e Pashkëve, ku gjithçka nis me meshën e kremtuar nga Peshkopi në Katedrale. Në fund, gratë arbëreshe me veshjet tradicionale nisen nga kisha e San Nicola për të arritur në sheshin “Vittorio Emanuele”. Për veshjen tradicionale të grave nga ky rajon është karakteristik një rrip argjendi i formuar nga pllaka të bashkuara në qendër të punuara me dorë e që simbolizojnë shenjtorët mbrojtës të Horës së Arbëreshëve, San Giorgio dhe San Demetrio ose Virgjëreshën Mari.

Cani Travel