Pjesëtari i FSK-së, Korab Krasniqi përfundoi Akademinë Ushtarake në Gjermani, bëri të ditur Ambasada e Kosovës në Berlin. Forcës së Sigurisë së Kosovës nga sot iu shtua edhe një kuadër profesional i diplomuar për Polici Ushtarake. Nëntoger Korab Krasniqi ka përfunduar Akademinë Ushtarake në Bundeswehr të Gjermanisë, dhe nga sot kontributin e tij profesional të fituar në Akademinë Ushtarake në Gjermani do ta jap në Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.