Juristja Flutura Kusari nderohet me ‚Urdhrin e Meritave‘ të Gjermanisë

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, dekorioi juristen kosovare të lirisë se medies Flutura Kusari,  me Urdhrin e Meritave  të Republikës Federale të Gjermanisë, për „njohje të përkushtimit të saj të jashtëzakonshëm në promovimin e lirisë së medies“. 

Ajo mori këtë çmim nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në një ceremoni të organizuar në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë.

Cani Travel

 Pas marrjes së dekoratës, juristja Flutura Kusari, tha se “ndjehet jashtëzakonisht e nderuar dhe tejet falënderuese”.

“Demokracitë në shumë vende në Evropë janë duke u sfiduar dhe tash si asnjëherë më parë është e nevojshme që të ruhet liria e medieve dhe të mbrohen gazetarët dhe profesionistët e medieve në Kosovë dhe Evropë. Çmimi është njohje e punës dhe motiv për të vazhduar aktivizmin”, tha  Flutura Kusari.