Kampionati Evropian i Xhudos: Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë

Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë në Kampionatin Evropian individual të xhudos në Montpellier të Francës. Xhudistja kosovare ka mposhtur dje gjermanen Seija Ballhaus me Ippon në kohën shtesë.

Kjo është medalja e shtatë për Norën në Kampionatet Europiane, ajo ka një të artë, një të argjendtë dhe pesë të bronzta.

Cani Travel