Kancelari gjerman në Beograd: Nënshkruhet Marrëveshja për nxjerrjen dhe importin e litiumit nga Serbia  

Beograd, 19. jula 2024. - Predsednik Srbije Aleksandar Vuèiæ doèekao je kancelara Savezne Republike Nemaèke Olafa Šolca u Palati Srbija. Vuèiæ je pre sastanka priredio radni doruèak za nemaèkog kancelara. Nakon radnog doruèka sastanak Vuèiæa i Šolca. FOTO TANJUG/ RADE PRELIÆ/ bg

Në Beograd u nënshkrua sot Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet BE-së dhe Serbisë  për një partneritet strategjik në lidhje me lëndët e para të qëndrueshme dhe zinxhirët e furnizimit me bateri për makinat elektrike. Ky dokument u nënshkrua pas takimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fjala është për një marrëveshje, me të cilën parashikohet nxjerrja dhe importi i litiumit nga Serbia në Gjermani. Litiumi është tepër i rëndësishëm për bateri dhe akumulatorë të automjeteve, që është një prej degëve më të rëndësishme ekonomike në Gjermani dhe është i domosdoshëm për makinat elektrike.

Cani Travel

Në Serbi ka pasur protesta të shumta viteve të fundit kundër projektit për nxjerrjen e litiumit në Luginën Jadar që duhet të bëjë kompania Rio Tinto. Protesuesit theksojnë se ky projekt do të dëmtojë seriozisht mjedisin jetësor në këtë rajon.

Në konferencës e sotme shtypi në Beograd, kancelari gjerman Scholz tha se projekti Jadar është i mirë për Serbinë dhe se do të respektohen standardet më të larta evropiane për ruajtjen e mjedisit. Ai tha se litiumi ëhstë tani i rëndësishëm për mobilitet, si nafta në të kaluarën.  

Olaf Scholz u angazhua për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq theksoi se ky projekt do të sjellë të paktën gjashtë miliardë euro investime të reja në Serbi dhe do të kontribuojë për një progres të madh ekonomik të vendit.

Nëkryetari i Komisionit Evropian Marosh Shevkoviç, i cili e ka nënshkruar marrëveshjen në emër te BE-së, tha se ky projekt do të përshpejtojë procesin e afrimit të Serbisë në BE.